Komandat e Linuxit dhe Hyrje në Bash
Detajet
-
Kursi fillon më
3 tetor(e premte)
dhe vazhdon deri në20 dhjetor. -
Takimet (online) do jenë çdo
të premtedhetë shtunënë darkë,
ora20:00 -- 21:00.
Do jenë gjithsej rreth20 orëmësimi. -
Pagesa për të gjithë kursin është
2000Lekë (të reja) për nxënësit dhe studentët.
Për të tjerët4000Lekë. -
Vlerësimi do bëhet 50% bazuar në pjesëmarrje,
dhe 50% bazuar në rezultatet e testeve online (quize me multiple choice).
Çertifikata (PDF) do të jepet për studentët që marrin të paktën 70% të pikëve.
Të tjera
-
Ky kurs organizohet kryesisht për nxënës të shkollave të mesme, por është i hapur edhe për të tjerë.
Nuk ka parakushte, mësimet fillojnë nga niveli zero. -
Ky do jetë një kurs praktik (mund të quhet edhe trajnim), ku pjesëmarrësit do përsërisin komandat që sqaron instruktori. Do ketë shumë pak (ose aspak) pjesë teorike.
Metodika e ndjekur është: "Mëso duke bërë!". -
Instruktori i kursit është Dashamir Hoxha, një inxhinier kompjuteri me përvojë të gjatë në administrim serverash Linux, instalim aplikacionesh në cloud, konfigurime rrjeti, etj.
Dashamiri është Specialist për Digjitalizimin dhe Serverat pranë UV. -
Për kordinimin e kursit do përdoret programi Moodle.
Studentët do punojnë në Virtual Computer Lab.
Takimet online do bëhen me BigBlueButton.
Pse na hyjnë në punë Komandat e Linuxit?
Të gjitha shërbimet që ofrohen sot në internet (nga Google, Meta, Amazon, OpenAI, etj. etj.) janë të instaluara në disa servera në "cloud". Këto kompani kanë me qindra qëndra serverash në të gjithë botën, ku një qëndër e vetme ka me mijra servera. Në këto qëndra serverash janë të instaluara aplikacionet që ofrojnë shërbimet, aty bëhet trajnimi i inteligjencës artificiale, gërmimi për Bitcoin, etj. etj. Më shumë se 90% e serverave në cloud janë me Linux, dhe njohja e komandave të Linuxit (dhe Bash scripting) është thelbësore, ose hapi i parë drejt administrimit të tyre.
Për të manaxhuar servera në cloud nuk është e thënë që të jesh kompani e madhe, kushdo mund të marrë një server me qera në cloud (duke filluar nga 3-5 Euro në muaj) dhe të instalojë në të aplikacionet e tij. Ka me qindra aplikacione të famshme që janë free software dhe mund të instalohen nga kushdo. Komandat që do të mësojmë në këtë kurs sigurisht që janë vetëm hapi i parë drejt administrimit të serverave Linux, por kush të jetë i interesuar mund të vazhdojë më tej me kurse të tjera më të përparuara.
Temat
Më poshtë janë disa nga temat që do të zhvillohen gjatë këtij kursi (në vija të përgjithshme):
-
Komanda të thjeshta
-
Çfarë është një shell, disa komanda të thjeshta (
date,cal,df,free,exit) -
Navigimi (
pwd,ls,cd). Shtigjet absolute dhe relative. -
Eksplorimi i sistemit (
ls,file,less). Listimi i detajuar i një direktorie. -
Manipulimi i skedarëve dhe direktorive (
cp,mv,mkdir,rm,ln) -
Komanda për komandat (
type,which,help,man,info,alias,whatis) -
Të drejtat (
id,chmod,umask,su,sudo,chown,chgrp,passwd)
-
-
Kombinimi i komandave
-
Ridrejtimi: pipelines, filters (
cat,sort,uniq,grep,wc,head,tail,tee) -
Zëvendësimet që bën shell-i. Thonjëzat çifte dhe teke.
-
Proçeset dhe sinjalet (
ps,top,jobs,bg,fg,kill,killall,shutdown) -
Variablat e shell-it (
printenv,set,export,alias,source) -
Komanda të përparuara
-
Editimi me
vim.
-
-
Shprehjet e rregullta (
grep).-
Kërkimi i skedarëve (
locate,find,xargs,touch,stat) -
Përpunim teksti (
cat,sort,uniq,cut,paste,join,tr,sed) -
Arshivat dhe backup-et (
tar,zip,rsync,gzip,bzip2) -
Komanda rrjeti (
ping,traceroute,ip,netstat,wget,curl,ssh,scp)
-
-
Hyrje te skriptimi (programimi) në Bash
echo,if,test,case,while,for,read, etj.
https://edu.fs.al